Te rejat fundit

Ashel Market hap dyert ne Malsine e Madhe.

Biznesi në Shqipëri është frenuar dhe aktivitetet e tij janë rrudhur. Por ka nga ata biznesmenë që kanë guxim për të sfiduar dhe për të dalë fitues duke ju shërbyer konsumatorëve. I tillë është rasti i investimit që ka bërë Ardian Dushaj në vendlindje, në Koplik të Malësisë së Madhe, e që kap vlerën e 1.7 milion eurove. “Ashel Market” hapi zyrtarisht dyert me një festë që bashkoi drejtues vendore, sipermarrës, konsumatorë dhe deputetet e qarkut Shkoder Agron Çela e Paulin Sterkaj. Një ambjent luksoz, me të gjitha produktet nga ushqimet e deri te detergjentët, me mundësi parkimi dhe çmime konkuruese, “Ashel” sjell markat e njohura Italiane por jo vetëm në tregun verior. Investimin sipermarrësi dhe vendorët e cilësuan si një faqe të re për ekonomine e Malësisë së Madhe dhe të gjithë qarkut.

  • Text Hover
  • Text Hover

Godina e supermarketit është ndërtuar posaçërisht për këtë shërbim të rëndësishëm, duke patur hapësirë për produktet e larmishme që do të tregtohet. Se shpejti ajo do të zgjerohet edhe me mjedise të tjera tregtare, ndërsa biznesmeni Dushaj zgjodhi t’u tregojë nga afër këto hapësira dhe zyrat e punës, deputeteve Çela e Sterkaj si dhe vendorëve. Në fund bashkë me urimin për një rrugëtim të mbarë të këtij biznesi që i ndryshon faqen Malësisë e Shkodres, deputeti Çela garantoi investitorin se do ta ketë përherë krah tij për të çuar përpara modele të tilla suksesi.