• Z. Ardian Dushaj

MESAZHI I PRESIDENTIT

 

ARDIAN DUSHAJ

PRESIDENT I ASHEL GROUP

Prioriteti i investimeve të Ashel Group është të krijojë zhvillim të qëndrueshëm. Për të bërë të mundur këtë zhvillim, si të kompanive të grupit tonë, gjithashtu dhe ambientit ekonomik e social që na rrethon kërkojmë dhe garantojmë cilësi maksimale në produktet dhe shërbimet tona. Bëjmë përpjekje konstante që ky kërkim i cilësisë të transmetohet dhe tek klientët tanë dhe së fundmi tek konsumatori final. Jemi një subjekt ekonomik relativisht i ri por përcjellim një eksperiencë të konsoliduar shumë vjeçare në tregun Italian të fokusuar në fushën e logjistikës dhe distribucionit. Çdo investim i ri bëhet duke pasur për bazë eksperiencën dhe standartet europiane të maturuara në tregun Italian. Performanca e investimeve por dhe dedikimi ndaj punës i bashkëpunëtorve  tonë është një garanci për të përforcuar lidhjet me klientet aktual por dhe siguri për të krijuar partneritete të reja në funksion të krijimit të vlerave ekonomike dhe sociale. Falë investimeve dhe menaxhimit të suksesshëm, Ashel Group është në rritje të vazhdueshme në fushat e biznesit ku operon dhe synon krijimin e hapsirave të reja duke zgjeruar rrezen e veprimit në sektor të rinj siç është ai i energjisë së rinovueshme.

Klientet tane jane forca jone. Pradaj, ju lutem mos hezitoni te na kontaktoni per cdo informacion me te hollesishem qe mund te ju nevoitet.

Me respekt
Ardian Dushaj