



Energji të rinovueshme
Energji
Ashel Group sjell në Shqipëri risitë teknologjike më të fundit në prodhimin e energjisë së rinovueshme. Në vitin 2018 fillon ndërtimi në Koplik të sipërm i një "solar farm" me kapacitet 4 megavat për prodhimin e energjisë elektrike. Projekti, një nga të parët në llojin e tij në Shqipëri përbehet nga dy impiante me kapacitet 2 megawat secili. Synimi i impiantit është të furnizojë me energji elektrike zonën përreth nga bizneset private deri tek familjet. Ashel Group ofron gjithashtu mundësinë e ndërtimit të impianteve për subjekte të tjera ekonomike duke ofruar një paketë të plotë nga panelet diellore deri tek instalimi duke bërë të mundur që bizneset të kursejnë në nevojën e tyre për energji dhe të konvertohen në biznese "green".